Lajm i mirë/ Koronavirusi, numri i personave të shëruar shkon në 10

Gjatë përditësimit të sotëm, Ministria e Shëndetësisë përveç njoftimit se harta e të infektuarve nga koronavirusi është zgjeruar në gjithë vendin, dha edhe një lajm të mirë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 10 persona nga 124 të infektuar kanë arritur të mposhtin koronavirusin dhe kanë rezultuar negativë në të dyja testet e kryera.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se këta pacientë janë duke u mbajtur në karantinë, si proces i detyrueshëm për të gjithë ata që pas testimeve rezultojnë negativ.

Një masë sigurie kjo për të mos qenë burim infeksioni për persona të tjerë.

 

Postime të ngjashme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro