A do u bëhen testet për koronavirus gazetarëve që kanë pasur kontakt me Bratajn? Përgjigjet Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, u ka dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve, lidhur me personat e kontaktit që ka pasur kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me Covid 19.

Rakacolli u shpreh se po bëhet një hetim epidemiologjik i rastit, dhe se do të shihet dhe mundësia e testimeve për gazetarët që kanë intervistuar Bratajn, në bazë të protokolleve që përdoren nga ISHP.

“Është duke u zhvilluar një hetim epidemiologjik i rasrtit në rast se gazetarët janë persona të afërt të kontaktit do tiu bëhet dhe atyre, dhe çdo personi tjetër që mund të ketë pasur kontakt me zotin Brataj”, tha zv.ministrja.

Ndërkohë që lidhur me një informacion që qarkulloi dje se një mjeke e Infektivit ka rezultuar pozitive me COVID, Rakacolli tha se kjo nuk ishte e vërtetë, por testet do të bëhen për çdo person të dyshuar.

“Mjekët që punojnë në vijën e parë përdorin mjete mbrojtëse që janë të cerifikuara, por në rast se ata kanë dyshime apo shenja, patjetër që do tiu bëhet testimi, pasi edhe ata janë pjesë e shoqërisë”, u shpreh Rakacolli që shtoi se në vendin tonë ka medikamente të mjaftueshme për trajtimin e rasteve.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni