Ministria e Shëndetësisë: 11 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total në 197

Vijon të rritet numri i të prekurve me koronavirus në vend. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 11 raste të rjea, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 10.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           113 raste

– Durrës           11 raste

– Lushnje         4 raste

– Elbasan         5 raste

– Rrogozhinë   2 raste

– Fier               21 raste

– Kavajë          4 raste

– Korçë            12 raste

– Vlorë            5 raste

– Shkodër        4 raste

– Lezhë            4 rast

– Berat             1 rast

– Has               2 raste

– Krujë            3 rast

-Tropojë          3 raste

– Pukë               3 raste

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjecare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negative”, deklaroi Silva Bino, Instituti i Shëndetit Publik.

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje