Arrestohet infermierja italiane, vrau 38 pacientë

Policia italiane arrestoi një infermiere që dyshohet se ka vrarë të paktën 38 prej pacientëve të saj sepse ata, ose të afërm të tyre, e kishin acaruar. Zyrtarët injeksiongjetën gjithashtu një fotografi “selfie” ku infermierja kishte bërë me gisht shenjën “ok” para një pacienti të vdekur.

Daniela Poggiali, 42 vjeçe, infermiere spitali u arrestua në qytetin e saj të lindjes në veri të Italisë, në zonën e Emilia Romanjës, provincë e Ravenës.

Policia dyshoi për vrasjen pas vdekjes së të moshuarës Rosa Calderoni, 78 vjeçe, e cila ishte shtruar në spital për një sëmundje të lehtë. Testet treguan se Calderoni vdiq nga një injeksion i një substancë mjekësore, e cila nxit arrestin kardiak.

Kaliumi, i përdorur në injeksion, i zhduk shenjat e veta pas disa ditësh dhe e bën më të vështirë hetimin.

Hetimet treguan se infermierja nuk ishte përgjegjëse thjesht për vdekjen e të moshuarës por e të paktën 38 pacientëve./ Gridi Shehu

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni