Disa ushqimet të mira për prostatën janë:
Lëngjet
Pini shumë ujë. kushdo me prostatë duhet të pijë shumë ujë apo lëngje, ndërkohë që duhet të reduktojnë në maksimum alkoolin. Gjithashtu, kafeina dhe
birra duhet të përdoren në sasi të vogla.
Perimet
Perimet si brokoli, lakra apo lulelakra janë shumë të mira për të qenë mbrojtëse. Janë edhe më pozitive për faktin që kanë shumë antioksidantë.
Domatja dhe shalqiri
Një studim i kryer tek 47 mijë persona tregoi që përdorimi i shalqirit dhe domates reduktoi 35 për qind rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës. Përdorimi i salcës së domates (burim kryesor i kësaj substance) shoqërohet me reduktimin shumë të madh të rrezikut për CaP.
Silazhi
Të dhënat e para klinike sugjerojnë që seleniumi që gjendet në silazhin e freskët, ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri i prostatës. Ka rol antioksidant të padiskutueshëm.
Vitamina E
Vitamina E ul rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje në 32 për qind, në krahasim me ata që nuk e marrin (ushqime që përmbajnë vitaminë E janë sallata jeshile, spinaqi, lakrat e ndryshme, arrat, mëlçitë, qumështi, gjiza, mishi, veza, rrushi, bajamet etj.)


