Studentët e mjekësisë, pyetësorë në gjithë vendin për kancerin

mjek studim 1Në mungesë të një regjistri zyrtar, por edhe të një promocioni me pikatore për sëmundjet e kancerit, studentët e Universitetit të Mjekësisë me shumë pak mbështetje financiare kanë ndërrmarrë një fushatë për të identifikuar të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Grupet e studentëve do të ndahen në të gjitha qarqet e vendit dhe qëllim është që këto informacione të shkojnë edhe në zonat rurale, ku ka më pak akses.

Pyetësorët online do të shërbejnë për shqiptarët të cilët janë diagnostikuar me kancer, por kurohen jashtë vendit, për të parë në këtë mënyrë shkallën e sëmundshmërisë.

Të dhënat do t’i dorëzohen Universitetit të Mjekësisë dhe shërbimit të Onkologjisë në QSUT./ Manjola Hasa

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak