Si mund ta trajtojmë ethen?

Mjeku Ervis Kurti:

Ethet të cilat nuk shoqërohen me temperaturë më të lartë se 38.5 C˚, mund t’i trajtojmë me antiinflamatorë jo steroidë të cilët mund të përdoren çdo 8 orë. ethe temperatureMund të përdorim paracetamolin, ibuprofenin dhe analginën tablet ose ampulë në temperaturat më të larta se 38.5 C˚ intra muskul.

Duhet të dimë që pacienti duhet të marrë lëngje të bollshme dhe kripëra minerale në rastet me temperaturë të lartë. Gjithashtu, duhen ndërruar rrobat shpesh si pasojë e djersëve të shumta në mënyrë që lëkura të qëndrojë e thatë.

Po kur temperatura nuk ulet edhe pas trajtimit me antiinflamatorë, çfarë duhet të bëjmë?

Në rastet kur temperatura është rezistente dhe nuk ulet me mjekim, mund të përdorim kompresat e lagura të cilat mund të jenë me ujë, uthull ose alkool. Në temperaturat më të larta se 38.5 C˚ mund të përdorim banjat me ujë të vakët ose masazhe me peshqir dhe çarçafe të lagur.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?