Nëse nuk e dini se pse po shtoni në peshë, më poshtë keni disa arsye të vlefshme.
-mosha mbi 31 vjeç dhe mbi 50 vjeç shoqërohet me ndryshime në metabolizëm
-dembelizmi për të lëvizur
-orët e shumta përpara ekraneve
-konsumi i alkoolit dhe lëngjeve të gatshme
-neglizhimi i mëngjesit
-“mbarimi” i pjatave të të tjerëve (sidomos të fëmijëve)
-konsumi i përditshëm i ëmbëlsirave dhe sheqernave të thjeshtë!
Kujdes: kur përpiqeni të rrini pa ngrënë që të bini nga pesha, rrezikoni të digjni më pak kalori dhe të mos shihni rezultat!


