Gjakderdhja pas menopauzës: mund të jetë kancer ose rrezik tjetër

Nga Daniela Burnazi

Nëse keni kaluar menopauzën, nuk duhet të keni më gjakderdhje menstruale. Menopauza do të thotë që nuk keni pasur më mensturacione për 1 vit.

Nëse pas 1 viti pa mensturacione, pra në periudhën e menopauzës keni pasur gjakderdhje atëherë duhet të kontaktoni menjëherë mjekun, pasi një nga shkaqet më të shpeshta dhe të rrezikshmë të kësaj gjakderdhje është kanceri.

Çfarë e shkakton gjakderdhjen pas menopauzës?

Janë disa shkaqe që çojnë në gjakderdhje pas menopauzës:

Polipet: janë rritje të indeve që shfaqen brenda mitrës ose kanalit të qafës së mitrës. Zakonisht nuk janë kancer, por mund të shkaktojnë njolla gjaku, gjakderdhje të mëdha ose gjkderdhje pas mardhënieve seksuale.

Atrofia endometriale: (hollimi i rreshtimit të mitrës): Endometriumi është indi që vesh mitrën. Ai i përgjigjet hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni. Nivelet e ulëta të hormoneve pas menopauzës mund të shkaktojnë gjakderdhje.

Hiperplazia endometriale: (trashja e rreshtimit të mitrës): pas menopauzës mund të këni shumë estrogjen dhe pak progesteron. Si rezultat endometriumi bëhet më i trashë dhe për pasojë mund të rrjedhë gjak. Ndonjëherë qelizat në endometrium bëhen anormale. Këto mund të çojnë në kancer parndaj është mirë që të trajtoheni sa më shpejt të jetë e mundur.

Atrofia e vaginës (rrallimi i indit vaginal): estrogjeni është hormoni që ndihmon për ta mbajtur këtë ind të shëndetshëm. Pas menopauzës nivelet e ulëta të estrogjenit mund të shkaktojnë që muret vaginale të bëhen më të holla dhe të thata. Kjo gjë çon në gjakderdhje pas marrdhënieve seksuale.

Kanceri: gjakderdhja është simptoma më e zakonshme e kancerit të endometrit ose mitrës pas menopauzës. Ai gjithashtu mund të sinjalizojë kancer të vaginës ose qafës së mitrës.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST): disa nga SST-të si  klamidia dhe gonorrea mund të shkaktojnë gjakderdhje. Plagët e herpesit gjenital gjithashtu.

Në rast se keni gjakderdhje pas menopauzës (1 vit pasi ju kanë lënë periodat) duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.

Burimi: Web Medicine

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare