Mamografia lëvizëse instalohet tek Poliklinika Qendrore në Tiranë

Prej disa ditësh gazeta “Shëndet+” denoncon mungesën e shërbimit të mamografisë për pacientët e Poliklinikës Qendore në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që në mungesë të mamografisë brenda këtyre ambienteve të vendosë në shërbim të qytetarëve njërën prej mamografive lëvizëse.

Mamografia levizeseÇdo ditë deri në orën 1 të drekës (për të mos rrezikuar prishjen e pajisjes) kryhen mamografi për gratë, të cilat nuk kanë mundur ta marrin atë shërbim. Për të bërë depistimin duhet vetëm një kartë identiteti.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që mamografitë të kryhen falas deri në muajin dhjetor. Duket qartë nga fotot që radha për të kryer mamografi ëshë shumë e madhe.

Ky interesim flet qartë edhe për sensibilizimin e femrës për rrezikun nga kanceri i gjirit. Vetë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, theksoi para disa ditësh se në këtë muaj  është dyfishuar numri i grave që kanë kryer ekzaminimin e mamografisë, ndërkohë që në listë pritjeje janë ende edhe 3 mijë pacientë.

“Për fat të keq, në Shqipëri, kancerin e gjirit, por përgjithësisht sëmundjet tumorale ne i zbulojmë në stad shumë të vonët”, tha kreu i shëndetësisë, duke shtuar se me mbarimin e këtij muaji “janë 2 992 gra në listë pritjeje, të cilat dua t’i garantoj se me një urdhër të nxjerrë dy ditë më parë, kjo listë do të marrë shërbim muajin e ardhshëm”.

Në shërbim të grave që nuk kanë mundur të bëjnë depistimin për arsye të ndryshme janë vënë në shërbim dy mamografë lëvizës, të cilat u përuruan nga ministri javën e dytë të tetorit.

Për shkak të defektit që pësoi mamografia në këtë poliklinikë që në javën e parë të fushatës mesa duket Ministria ka vendosur që njërin prej tyre ta instalojë në oborrin e Poliklinikës numër 3 të Tiranës.

Kjo ndoshta dhe për faktin se në këtë Poliklinikë vizitohen një numër i madh pacientësh./ Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak