Mbetjet spitalore, rreziku që po kërcënon shëndetin tonë

Shumë pak prej qendrave spitalore janë gjobitur për keqmenaxhim të mbetjeve spitalore. Kjo nënkupton që osë inspektorët nuk i njohin ligjet, ose inspektimet nuk janë bërë sipas rregullave ose gënjëjnë për vajtjen në inspektim.

Ditën e premte në ambientet e “Hotel Tirana Internacional” u mbajt një konferencë për shtyp me titull “Menaxhimi i mbetjeve spitalore, një kaos i rrezikshëm Mbetjetqë thërret për vëmendje!”. Në këtë konferencë u bënë me dije gjetjet nga vigjilimi i shërbimit të mbetjeve spitalore në 5 qytete të vendit: Shkodër, Fushë-Krujë, Elbasan, Berat dhe Vlorë.

Në fillim të konferencës u bë njohja me qëllimin e kësaj dalje ku moderatore ishte Ermelinda Mahmutaj, drejtoreshë Ekzekutive e qendrës EDEN. Që në krye të herës, Mahmutaj sqaroi se ky vigjilim është kryer për shtatë muaj, në një punë intensive në terren. Në tryezën e diskutimit ishin dhe të ftuar të tjerë, si Mihallaq Qirjo , drejtor i Qendrës Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri.

Ky i fundit theksoi në fjalën e tij se kjo punë e bërë do t’i shërbejë pozitivisht jo vetëm shoqërisë civile, por edhe institucioneve pasi Shqipëria po vuan për të dhëna. Kjo reflektohet edhe në vendimmarrje. Ndërkohë, Jonida Mamaj, koordinatore e Praktikave të Menaxhimit Mjedisor në qendrën EDEN, tha në fjalën e saj se ky projekt nisi pas ankesave të vetë qytetarëve, konkretisht ajo përmendi rastin e një zonje e cila ishte ankuar për mbetjet e Spitalit Universitar të Traumës.

Nga rezultatet e nxjerra, Mamaj tha se shumë pak prej qendrave spitalore janë gjobitur për keqmenaxhim të mbetjeve spitalore. Kjo nënkupton që ose inspektorët nuk i njohin ligjet, ose inspektimet nuk janë bërë sipas rregullave ose gënjëjnë për vajtjen në inspektim.

87% e subjekteve prodhuese të mbetjeve spitalore përgjigjen që i njohin detyrimet ligjore që duhet të përmbushin në sektorin ku punojnë, por ndërkohë pjesa më e madhe e tyre nuk i zbatojnë ato. 27% e tyre nuk janë të pajisur me leje mjedisore dhe 64% e tyre nuk i administrojnë, ose më mirë e thënë, i keq administrojnë mbetjet spitalore që prodhojnë, por më e keqja e konstatuar është se e gjithë kjo ndodh në të shumtën e rasteve me vullnet dhe dëshirë të plotë.

Duhet të përmendim se ka përpjekje sporadike për vullnet të mirë dhe ndërgjegjësim sikundër është rasti i bashkëpunimit me spitalet; apo rasti i subjekteve që kontraktojnë për shërbimin e trajtimit të këtyre mbetjeve dhe pse përfaqësojnë vetëm 32%.

Nëse shifrave iu bashkëngjisim edhe imazhet gjendja vërtetë paraqitet alarmante prandaj edhe konferenca u quajt “Menaxhimi i mbetjeve spitalore-një kaos i rrezikshmë që thërret për vëmendje!”. Edhe vetë qytetarët janë të ndërgjegjshëm dhe i shikojnë këto mbetje, por hezitojnë që të flasin dhe ta nxjerrin në pah si problematikë.

Duke u nisur nga rezultatet që nuk ishin aspak pozitive për sa i përket temës, u propozuan edhe disa rekomandime të cilat mund të çonin në një përmirësim të situatës. Kështu midis rekomandimeve mund të përmendet :

  1. Vlerësimi i situatës së mbetjeve spitalore për të gjithë vendin
  2. Planifikim kombëtar në këtë fushë nga Ministria e Shëndetësisë. Strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve spitalore
  3. Të punohet për një zgjidhje të qëndrueshme
  4. Përmirësimi i infrastrukturës për subjektet prodhuese publike
  5. Trajnim për inspektorët në mënyrë që të njohin rregullat dhe ligjet si dhe për të vepruar më pas komfort tyre
  6. Informacion online për publikun, si dhe fushata edukuese dhe ndërgjegjësuese për subjektet prodhuese.

Qendrat spitalore, përvecc të tjerash nuk raportojnë as të dhëna të sakta lidhur me këtë problematikë, kështu Berati në vitin 2012 raportoi vetëm 150 kv mbetje spitalore. Kjo është një shifër shumë e varfër si dhe shumë dyshuese pasi është shumë pak për të qenë e vërtetë.

Mbetjet spitalore trajtohen si mbetje urbane dhe kjo paraqitet problematike edhe për shëndetin e qytetarëve. Pjesë e konferencës ishin gjithashtu pyetjet dhe diskutimet nga pjesëmarrësit në tavolinë të cilët ishin përfaqësues të organizatave të ndryshme apo përfaqësues të medias së shkruar.

Konferenca u mbyll me një video mesazh e cila pritet që t’u shpërndahet të gjitha mediave duke vënë në dijeni kështu të gjithë qytetarët për rezultatet e këtij studimi.

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë