Komiteti i Ekspertëve merr vendim për Universitetet

Komiteti Teknik i Eskpertëve ka vendosur që Universitetet duhet të vazhdojnë mësimin online. Sipas zv/ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ky vendim është marrë për shkak të përkeqësimit të situatës.

Ndërkohë Rakacolli i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat kundër përhapjes së Covid.

“Komiteti Mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës do të vazhdojë online. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është se beteja me covidin nuk është spitalore, por betejë territori dhe është betejë e të gjithëve.

Të nderuar qytetarë vetëm nëse do të  zbatoni ato masa që ne me shumë forcë i kemi kërkuar vazhdimisht, vetëm në këtë mënyrë do ta ndalojmë epideminë.

Në vendimet që marrim jemi të orientuar nga numrat konkret dhe nga rekomandimet që bën OBSH dhe që bëjnë kolegët tanë në botë.

Prandaj të vazhdojmë të mbajmë maskat, të mos shkojmë në lokale, të mos grumbullohemi më shumë se 10 veta, të eliminojmë ceremonitë, të kufizojmë pjesëmarrjen tonë në aktivitete dhe të respektojmë protokollet e siguresë”, tha Rakacolli.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim