Urdhri i Mjekëve: S’i dimë datat e provimeve

Në një njoftim zyrtar Urdhri i Mjekëve reagon lidhur me datat e provimit për mjekësi të përgjithshme dhe stomatologji, duke u shprehur se vendosja e datave është përgjegjësi e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, dhe jo e urdhrit.

agjencia kombetare e provimeve“Urdhri i Mjekëve në bazë të ligjit “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë” ka të drejtë të bëjë regjistrimin provizor të mjekëve/stomatologëve të sapodiplomuar, mbikëqyr praktikën profesionale, bën regjistrimin zyrtar për t’u futur në provimin e Shtetit.

“Në lidhje me organizimin, datat, oraret e Provimit të Shtetit është përgjegjësi vetëm e Ministrisë së Arsimit dhe e Sporteve, konkretisht Agjencia Kombëtare e Provimeve www.akp.gov.al.

“Në momentin që Urdhri i Mjekëve dërgon listen zyrtare me emrat në këtë agjenci, është vetëm kjo agjenci që në faqen e vet zyrtare publikon listat dhe përcakton datën dhe orën e provimit.

“Për momentin Urdhri i Mjekëve të Shqiperise nuk ka akoma një njoftim zyrtar se kur do të zhvillohet ky provim.”

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak