E kujt i plasi për personat me aftësi të kufizuar?!

Ngritja e zërit për personat me aftësi të kufizuar ka bërë që në poliklinika të krijohet edhe një “rrugicë” ku ata mund të kalojnë për të përfituar shërbimin Personat me aftesi te kufizuar 3shëndetësor.

Por pavarësisht kësaj lehtësie, ka të tjerë që mendojnë se është e drejta e tyre që ta bllokojnë totalisht këtë rrugicë, duke mos i lejuar këta individë që të futen brenda në poliklinikë.

Personat me aftesi te kufizuar 1Fotot e bëra nga gazetarët e “Shëndet+” tregojnë se në Poliklinikën nr.3 të Specialiteteve, “dikush” ka vendosur makinën e tij pikërisht në vendin ku duhet të kalojnë personat me aftësi të kufizuar për t’u futur në poliklinikë dhe për të marrë shërbimet. Një person me karrocë vjen rrotull në oborrin e poliklinikës, ndërkohë që ka radhën për tek mjeku. Për të, sigurisht është e pamundur që të hyjë brenda.

Pyetjes pranë zyrës së informacionit se e kujt është makina e lënë brenda oborrit të poliklinikës, që pengon rrugicën e personave me aftësi të kufizuar, i vjen vetëm përgjigjja “Nuk e dimë!” Ndërkohë pacienti duhet të rrijë dhe të presë.

Por nuk është i vetmi ky rast. Mamografia Lëvizëse, e cila qëndron në oborrin e poliklinikës deri në mesditë, gjithashtu e mban rrugicën të bllokuar. Si për të thënë “E kujt i plasi?!”

Personat me aftesi te kufizuarFundja, mjafton që për figurë të mirë një nga zv.ministrat e kabinetit qeveritar është person me aftësi të kufizuar, pastaj pjesa tjetër le të rrijë të presë derisa dikujt t’i teket të heqë makinën nga vendi i krijuar pikërisht për persona të tillë, ndoshta ta heqë atëherë kur mjekët e kanë lënë orarin e punës!

 

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës