Licencat e reja, kalendari i testimeve për 8 profilet mjekësore

Vetëm kandidatët që kanë arritur të shlyejnë të gjitha detyrimet me praktikën profesionale kanë të drejtë të japin provimin e shtetit në muajin dhjetor, për të fituar licencën profesionale në një nga specialitetet e përcaktuara mjekësore.

Pas miratimit të marrë nga urdhrat profesionalë mbi listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet për të hyrë në këto provime, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka zbardhur kalendarin e testimeve për 8 specialitetet e ndryshme mjekësore. Sipas përcaktimeve të bëra, të diplomuarit në degën e farmacisë do të nisin provimet e shtetit më datën 10 dhjetor.

Dy ditë më pas provimeve do t’u nënshtrohen kandidatët e degës së stomatologjisë. Në vijim do të jenë testimet për degën e infermierisë, kategori për të cilën janë lënë më shumë ditë provimi, pasi dhe numri i kandidatëve që testohen është më i lartë.

Bashkangjitur shkrimit gjeni të detajuar kalendarin e plotë të testimeve për specialitetet mjekësore në farmaci, stomatologji, infermieri, mami, teknik laboratori, logopedi, imazheri dhe fizioterapi. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se një përqindje e madhe e kandidatëve që do japin provimin e shtetit gjatë muajit dhjetor, janë përsëritës për të disatën herë.

Datat

Madje ka nga ata kandidatë që tentojnë të hyjnë në këtë provim për herë të fundit, pasi është prova e 5 që japin provimin e specialitetit. Në rast se do të dështojnë edhe në këtë raund, kjo kategori kandidatësh nuk ka më të drejtë që të ushtrojnë profesionin për të cilin është diplomuar.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak