Shenjat që tregojnë se jemi prekur nga osteoartriti?

Reumatologia Julia Kollçaku

Osteoartriti është sëmundje e sistemit kockor që karakterizohet nga dëmtimi i kërcit kockor. Ndodhin dy procese: inflamacion dhe degjenerim. Prandaj ka një përhapje shumë të gjerë si sëmundje. Është një sëmundje që ka një progresion të ngadalshëm dhe kap moshën mbi 50 vjeç. Kjo nuk do të thotë që nuk preken Kockatedhe moshat e reja.

Ka dy lloje osteoartritësh:

Osteoartrit parësor, pa ndonjë shkak të mundshëm. Varet më tepër nga faktorët gjenetikë.

Osteoartrit sekondar, që shfaqet pas një traume, pas sëmundjeve të tjera, sëmundje inflamatore apo sëmundje të zhvillimit metabolik.

Shenja e parë është dhimbja. Personi ka dhimbje në artikulacionin e prekur. Tjetër është kufizimi i lëvizjes. Pacientët nuk e kanë më atë shkathtësi apo atë zhdërvjelltësi që kanë pasur në lëvizjen artikulare. Ngurtësimi është shenjë e shpeshtë që ndihet praktikisht kur një person tenton të kryejë aktivitet fizik pas një periudhë pushimi. Të sëmurët referojnë se artikulacionet (nyjet) i kanë të bllokuara kur qëndrojnë ulur dhe iu duhet një farë kohe për t’i aktivizuar normalisht pasi çohen për të lëvizur.

Enjtja dhe deformimi mund të shihen në sipërfaqen e artikulacioneve të gjunjëve ose të gishtave. Me përparimin e sëmundjes deformimet e gjunjëve shtohen, ndërsa gishtërinjtë bëhen me nyjë duke e bërë të vështirë kapjen e objekteve të mëdha.

Humbja e funksionit është specifike për artikulacionet e dëmtuara. Për shembull, ulja  e forcës së duarve në rastet me OA të gishtërinjve, problem për t’u veshur e zhveshur në dëmtimet e artikulacioneve të supit, vështirësi në ecje, pamundësi për të  ecur gjatë, çalim, lodhje e shpejtë në rastet e dëmtimit të gjunjëve. Një shenjë tjetër janë edhe kërcitjet në artikulacion.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare