MSH-MAS, marrëveshje për gjuhën e huaj për specializantët

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla zhvilluan sot një takim për çështjen e gjuhës së huaj, të mbrojtur nga ana e kandidatëve për specializantë.

Ilir Beqaj

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Në takim u vendos që të pranohet për aplikim dokumenti i njohjes së gjuhës së huaj, në nivel B2, ose ekuivalenti përkatës për gjuhët e tjera, të parashikuara në rregulloren e specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë, me test ndërkombëtar ose me certifikatë të lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Takimi i sotëm erdhi pas protestës së kandidatëve për specializantë në mjekësi, të cilët ishin kundër kriterit që i penalizonte ata në garë.

“Kandidatët do të aplikojnë brenda afateve të parashikuara në Udhëzimin përkatës Nr.57, datë 04.12.2014. Specializantët kanë detyrimin e mbrojtjes së gjuhës së huaj deri në përfundimin e specializimit afatgjatë  sipas Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi”, thuhet ndër të tjera në vendimin që i është përcjellë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, me shkresë zyrtare.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak