Spitalet e rretheve pa specialistë, Beqaj: Do të bëhet më keq

Spitalet e rretheve përballen me mungesën e mjekëve specialistë. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha sot se aktualisht mungojnë 300 mjekë, por situata do të përkeqësohet më tej në dy vitet e ardhshme. Ai tha se ministria po harton një plan për të nxjerrë shëndetësinë nga kjo gjendje e rëndë.

Beqaj në takimin mbi mbulimin universal

Beqaj në takimin mbi mbulimin universal

“Ne sot kemi boshllëqe të mëdha në trupën mjekësore në Shqipëri, na mungojnë në bazë të evidencave tona jashtë Tiranës 300 mjekë specialist dhe përsa kohë brezi i fundit i specializantëvë mbyll studimet në prill vitin e ardhshëm dhe brezi tjetër do të mbarojë pas 4 vjetësh, të paktën në dy vitet e ardhshëm ky numër do të na rritet”, tha Beqaj.

Beqaj ngriti edhe një shqetësim tjetër, atë të moszbatimit të orarit të punës të mjekëve.

“Është e domosdoshme që mjeku të jetë 10 minuta para se të fillojë orari i punës për kontrollin bazë. Për fat të keq është e disata herë në aktivitetet publike ku unë jam prezent , të paktën në mbledhjet me mua oraret nuk i respektojnë. Me mua mos i respektoni, por ju kërkoj ta respektoni me qytetarët, sepse me ata e kemi kontratën”.

Deklaratat e ministrit Beqaj u bënë gjatë konferencës së zhvilluar sot në Tiranë për mbulimin universal, ku theksoi se për të arritur këtë qëllim nevojiten 4 gjëra:

  • Sistem shëndetësor i dizenjuar mirë
  • Na duhen kapacitetet për t’i trajtuar, pastaj një sistem i përballueshëm nga ana financiare
  • Duhet të kemi një listë barnash dhe një listë teknologjish diagnostuikuese
  • Na duhet një trup profesionistësh të trajnuar dhe motivuar

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë