Nuk bëjnë punën siç duhet, ndëshkohen qindra infermierë

Pranvera Kola

Mungesa e etikës në komunikimin me pacientët, si dhe pakujdesia në ofrimin e shërbimeve mjekësore ka ndëshkuar me vërejtje dhe gjoba qindra infermierë në të gjithë vendin. Urdhri i Infermierit ka komunikuar gjatë ditës së djeshme se komisionet e punës kanë ushtruar kontrolle në të gjitha institucionet mjekësore, ku dhe kanë gjetur shkelje të shumta, ndaj të cilave janë vendosur penalitetet përkatëse.
infermiereKëto masa janë marrë pas raporteve të paraqitura nga këshillat e mbikëqyrjes në institucione të ndryshme mjekësore, lidhur me paraqitjen e jashtme, uniformën, gjetjen në vendin e punës, komunikimin me pacientët, etj.

Sipas të dhënave të deklaruara, në total janë rreth 100 infermierë që kanë marrë masën vërejtje, por ka dhe vendosje gjobash, sikundër është edhe një propozim për ulje në detyrë për kryeinfermier institucioni. Të gjitha këto masa sipas Urdhrit të Infermierit, kanë efektin e tyre në përmirësimin e kujdeseve shëndetësore në rang vendi, ndaj pacientit.

Konkretisht, në të gjitha spitalet rajonale janë bërë inspektime të ndryshme të mbikëqyrjes profesionale dhe kanë marrë vërejtje me shkrim për shkelje të Kodit etik 87 infermierë.

Gjithashtu kanë kaluar në komisionet disiplinore të rajoneve dhe janë gjobitur 41 profesionistë me gjobë prej 5 mijë lekësh për ushtrim të paligjshëm të profesionit, si edhe dy gjoba prej 10 mijë lekësh për moszbatim të ligjit. Më tej, 15 infermierëve u është lënë një afat kohor prej një muaji për t’u anëtarësuar, pasi janë në prag pensioni.

Nga ana tjetër, raporti referon edhe problematikën se aktualisht në institucionet shtetërore shëndetësore publike punojnë dhe profesionistë të palicencuar ose të marrë në punë pa dhënë Provimin e Shtetit, ku gjatë inspektimeve janë zbuluar një pjesë të tyre, për të cilët është lëshuar një licencë provizore një vjeçare, deri në dhënien e provimit të shtetit. Në të kundërt licenca nuk përsëritet më.

“Ka institucione, edhe publike që mbajnë akoma në punë profesionistë të palicencuar, për shembull ai i Shëndetit Publik ku ka mbi 40 të tillë (laborantë), por ka edhe shumë institucione private që mbajnë në punë profesionistë të paregjistruar në zbatim të ligjit për të cilët do të punohet në vazhdimësi”, deklaroi dje kreu i këtij urdhri, Sabri Skënderi.

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë