Mite rreth vaksinimit antiCOVID

Miti: Vaksinat e reja u zhvilluan shumë shpejt, ndaj nuk janë shumë të sigurta.

Vaksinat kundër COVID-19 të prodhuara nga Pfizer (në bashkëpunim me BioNTech) dhe Moderna janë një rezultat i drejtpërdrejtë i këtij kërkimi. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportojnë se ngjarjet negative serioze të lidhura me vaksinat e reja kanë qenë të rralla. Ndërsa efektet anësore më të shpeshta (duke përfshirë dhimbje, skuqje, ose ënjtje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, të dridhura, ethe ose të përzier) zgjasin vetëm për disa ditë. Shumë persona kanë reaksione të rënda alergjike pas vaksinimit por vetëm një numër i vogël kanë përjetuar komplikacione, raporton CDC. Këto incidente priren të bëhen tituj lajmesh, por ato kanë qenë të rralla.

Miti: Vaksinat ndërhyjnë në ADN.

Vaksinat mRNA në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në ADN. CDC shpjegon se mRNA në vaksinë i jep qelizave udhëzime se si të prodhojnë një pjesë proteine që quhet Spike, kjo proteinë është e njëjtë me proteinën në sipërfaqen e coronavirusit. Kjo nxit sistemin imunitar që të krijojë antitrupa, të cilat mbeten në qarkullimin e gjakut në gatishmëri për të luftuar cdo infeksion të coronavirusit në të ardhmen. CDC pohon se mARN nga vaksina nuk hyn kurrë në bërthamën e qelizës dhe nuk ndikon ose ndërvepron me ADN-në e një personi.

Miti: Vaksina mund t’ju infektojë me Covid.

Vaksinat mARN nuk përmbajnë virus të gjallë dhe nuk janë rrezik për shkaktimin e sëmundjes tek personat e vaksinuar. Mënyra sesi vaksina funksionon është duke ekspozuar trupin tuaj kundrejtë një proteine që përmban virusi në sipërfaqen e tij, por pjesa tjetër e virusit nuk është prezente.

Miti: Ti nuk ke nevojë të vaksinohesh nëse e ke kaluar njëherë COVID-19 ose nëse personat e tjerë janë të vaksinuar.

CDC thekson se nuk ka informacion të mjaftueshëm aktualisht në dispozicion për të ditur se për sa kohë pas infektimit dikush është i mbrojtur nga marrja përsëri e COVID-19; Ajo rekomandon që njerëzit të vaksinohen edhe nëse tashmë kanë kaluar COVID-19 dhe janë shëruar.

Miti: Vaksinat mund të shkaktojnë infertilitet.

Thashethemet qarkullojnë në internet se vaksinat kundër COVID-19 mund të shkaktojnë infertilitet tek gratë për shkak të një përbërësi që ndërhyn në zhvillimin e placentës.  Ekspertët besojnë se vaksinat mRNA nuk kanë gjasa të përbëjnë rrezik për një grua shtatzënë ose fetusin e saj.

Shoqata Together for Life, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj vaksinimit për COVID-19, në kuadër të fushatës “Le të flasim për vaksinat”, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania.

 

Postime të ngjashme

Fruthi i merr jetën fëmijës në New York, viktima e parë në 30 vite
ADHD te fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit? - Podcast me terapisten neurozhvillimore Emi Shehi
Mjekja endokrinologe: Pse gratë shtatzëna nuk duhet të ndjekin dieta drastike
53-vjeçari mbeti pa ndjenja në bulevard, QSUT jep informacion mbi gjendjen shëndetësore të tij
Angazhimi vullnetar në Pukë, si u mbrojt një familje nga rreziku i zjarreve në pyje
Oltjon Muzaka largohet nga Shëndetësia dhe emërohet zv.ministër i Punëve të Brendshme
Kalvari i mbijetesës: Kur sistemi shëndetësor dështon, dhe ndërhyrja ndërkombëtare bëhet shpëtimi i vetëm
Pesë ankesa çojnë në KPP tenderat e lavanderive të spitaleve me fond mbi 6.1 milionë euro