I ftohti, këshilla për të sëmurët kronikë

Shumë nga ndikimet e motit të ftohtë mbi shëndetin janë të parandalueshme nga veprimet e individit edhe për personat me sëmundje kronike.

Dimer fytyra lekuraPër të gjitha llojet e sëmundjeve kronike në mot të ftohtë është mirë të:

  • Qëndroni në kontroll të vazhdueshëm me mjekun tuaj.
  • Merrni në mënyrë të rregullt mjekimet tuaja
  • Kryeni vaksinat antigripale në konsultim me mjekun tuaj.
  • Rregulloni temperaturën e ambienteve të bredshme. Kujdesuni për izolimin e mirë të dritareve dhe dyerve për të zvogëluar humbjet e nxehtësisë me materiale të ndryshme izoluese. Temperatura ideale është 19-23 gradë C. Ajri në shtëpi shumë i ftohtë dhe shumë i thatë mund të jetë me pasoja për shëndetin tuaj.
  • Ajrosni ambientet e brendshme disa herë gjatë ditës për të siguruar lagështinë e duhur si për rrugët e frymëmarrjes edhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi. Helmimi me monoksid karboni është shumë i zakonshëm dhe mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.
  • Nëse ju përdorni ngrohje elektrike ose burime të tjera të ngrohjes (të tilla si borsa apo shishe me ujë të nxehtë) shmangi kontaktin e ngutshme me duart tuaja soe pjesë të ngryshme të trupit. Ose kujdes nga ngrohjet me dru apo gaz, pasi mund të çlirojnë gazra të dëmshme për organizmin.
  • Kontrolloni temperaturën e trupit tuaj, bëni gjumë të mjaftueshëm.
  • Mbani kontakte të shpeshta me familjarë, miq apo fqinjët tuaj.
  • Merrni ushqime dhe pije të ngrohta, si supëra etj (të paktën 1,5 litër lëngje) duke shmangur alkoolin, sepse ai nuk ndihmon kundër të ftohtit: shall, dorashka, kapele, pallto apo xhup të ngrohtë, këpucë të përshtatshme.
  • Dilni përjashta në kohën më pak të ftohtë të ditës: shmangni, nëse është e mundur, daljet në mëngjes herët dhe natën dhe shmangni sforcot fizike.
  • Tregoni kujdes kur kaloni nga një ambient i ftohtë në një ambient të ngrohtë dhe e kundërta për të shmangur djersitjen apo ftohjen nëse dilni përsëri jashtë.
  • Planifikoni udhëtimet për të minizuar ekspozimin ndaj motit të ftohtë. Nëse do të udhëtoni me makinë, shihni parashikimin e motit, kontrolloni gjendjen e përgjithshme të makinës.
  • Mos harroni me vete ilaçet tuaja, veshje të ngrohta, batanije apo dhe pije të ngrohta. Mbushni kartën telefonike dhe mbani me vete kutinë e ndihmës së shpejtë.

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë