Përdor viagra, vdes i sëmuri me diabet

Mark Brunga

Përdorimi i viagrës pa kriter duke qenë i sëmurë me diabet i ka kushtuar jetën një tregtari nga Tirana. Sipas njoftimeve të policisë, një 53-vjeçar ka humbur viagrajetën në një hotel në Tiranë, teksa ka qenë duke bërë seks me të dashurën e tij. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Laprakë. Sipas njoftimeve 53-vjeçari me inicialet E.E, pronari i një kompanie tregtimi mallrash, mendohet se ka humbur jetën për shkak të përdorimit të viagrës.

Policia ka bërë me dije se tregtari kishte marre me një dhomë hoteli, kur  kishte qënë në shoqërinë e të  dashurën e vet. Por, pas një ore e dashura e tij është parë që të largohet e frikësuar nga hoteli. Të nesërmen, ai është gjetur nga personeli i shërbimit të hotelit i vdekur në dhomën që kishte rezervuar.

Versioni zyrtar i policisë është se vdekja e tregtarit ka ndodhur për arsye natyrore. Gjatë hetimeve është identifikuar edhe e dashura e tij, e cila ka deklaruar në polici se u largua nga dhoma, pasi u tremb nga gjendja e viktimës. Viktima, sipas familjarëve të tij, vuante nga diabeti.

Në numrin e fundit të gazetës “Shëndet+” (22 dhjetor 2014), mjeku Evin Dani ka shpjeguar edhe rastet kur duhet dhe nuk duhet përdorur viagra dhe se ajo duhet marrë gjithnjë me rekomandimin e mjekut.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak