7 shenja të mungesës së hekurit

Rënie e fortë e flokëve ose flokë të brishtë dhe të dobët

Rënia e flokëve është shpesh një nga shenjat e para të mungesës së hekurit përpara se të shfaqen simptoma të tjera tipike.

Lodhje

Nëse jeni vazhdimisht të lodhur dhe të rraskapitur, pavarësisht se flini mjaftueshëm, kjo mund të jetë një shenjë e mungesës së hekurit. Arsyeja është se qelizat janë më pak të furnizuara me oksigjen.

Lëkurë të zbehtë

Mungesa e hekurit mund të shfaqet edhe në fytyrë duke pasur lëkurë të zbehtë. Veçanërisht kur lëkura juaj është më e zbehtë se zakonisht. Arsyeja është se ka më pak qeliza gjaku dhe kjo e bën lëkurën të duket më e zbehtë.

Dhimbje koke

Përveç harresës dhe problemeve të përqendrimit, dhimbjet e kokës janë një tjetër shenjë e mungesës së hekurit.

Marramendje

Për shkak të mungesës së hekurit, trupi furnizohet më pak me oksigjen, si pasojë mund të keni shpesh marramendje kur jeni në lëvizje.

Pulsi i lartë

Me mungesë hekuri, trupi ka vështirësi të furnizojë të gjitha qelizat me oksigjen të mjaftueshëm. Ai këtë përpiqet ta kompensojë me një rrahje zemre më të shpejtë. Ju e ndjeni këtë si një puls më të lartë apo edhe duke pasur rrahje zemre më të shpejtë dhe të fortë.

Rritja e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve

Nëse ftoheni shpesh dhe e ndjeni veten që keni shëndet të dobët, kjo mund të jetë për shkak të mungesës së hekurit. Sepse hekuri luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër patogjenëve dhe funksionin e sistemit imunitar.

Përshtati në Shqip: Marsida Bregasi, Burimi: https://www.gesundheitsfakten.net

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj