Viktoria Naço, dietologe-nutricioniste
Sa gota ujë pini në ditë?
1 – A e dini se 75% e trurit përbëhet nga ujë?
2 – Nëse trupi nuk do të përmbajë përqindjen e duhur të lëngjeve, atëherë nuk do të arrijë të normalizojë temperaturën e tij. Pra uji është shumë i rëndëisshëm edhe në dimër, jo vetmë në verë.
3 – Nëse doni që lëkura juaj të vazhdojë të jetë po aq e lëmuar dhe e ndritshme, atëherë duhet që qelizat e trupit të vazhdojnë të përmbajnë përqindjen e duhur në lëngje. Pra, nëse doni të tregoni gjithmonë të rinj, mos harroni të konsumoni ujë.
4 – A e dini se zemra është një muskul që nëse do të ndalojë së funksionuari atëherë jeta mbaron. Nëse do të konsumoni mjaftueshëm ujë, atëherë do të ndihmoni gjithë sistemin kardiovaskular, pasi është muskuli më i rëndësishëm në trupin tonë.
5 – A dini se të gjithë djegiet në trupin tonë bëhen nëpërmjet oksigjenit (O2)? Po formulën e ujit e mbani mend? (H2O) Atëherë nëse doni që metabolizmi juaj të djegë sa më shumë masë dhjamore atëherë do të na duhet që ne t’i ofrojmë sasinë e duhur të ujit.
6 – Gjithashtu nëse keni probleme me kapsllëkun dhe jashtëqitja juaj nuk është i rregullt, atëherë do të duhet të konsumoni pak më shumë ujë për ta parandaluar.
7 – Uji na zvogëlon lodhjen (neuroritransmetuesit – TSI)
8 – Uji largon një përqindje të lartë të toksinave – mbetjeve të trupit tonë nëpërmjet urinimit.
9 – Uji ju ndihmon të kontrolloni sasinë e ushqimit që jeni duke konsumuar, sepse shpeshherë ndodh që të ngatërrojmë etjen me urinë!
10 – Duhet të ndihemi me fat që në vendin tonë ka shumë burime të mrekullueshme (në krahina të ndryshme) dhe ne mund të gjejmë ujë vërtet shumë të pasur.
Sasia e ujit që duhet të konsumojë njeriu varet nga pesha – mosha – gjatësia dhe aktiviteti fizik. Për femrat një vlerë mesatare për stinën e dimrit është rreth 2 litra, ndërsa për meshkujt 2-3 litra.


