Lista e çmimit të barnave! Ende nuk është shpallur për vitin 2023

Kur kanë mbetur vetëm katër muaj deri në mbyllje të vitit 2023 ende nuk ka një listë të barnave të rimbursueshme.

Top Channel ka mësuar se këto ditë gushti është mbledhur grupi i punës që diskuton për barnat e reja që pritet të hyjnë në listë për vitin 2023, por ende nuk është finalizuar asgjë. Edhe nëse grupi i punës do të konkludojë lista e re e barnave të rimbursueshmë mund të hyjë ose jo në fuqi në muajin tetor pra vetëm dy muaj nga fundi i këtij viti.

Ndërkohë që pacinetët janë në pritje të barnave me rimbursim nuk dihet nëse mosmiratimi i saj në fillim të muajit qershor ishte e qëllimshme. Miratimi Listës së baranve në muajin qershor u zytarizua vitet e fundit pasi gjithmonë lista e re e barnave e ka hyrë në fuqi në muajin mars.

Nëse kjo listë do të jetë gati në tetor çmimi i barnave për rimburismine tyre përllogaritet me  mesataren e kursit të euros gjatë gjashtë mujorit të dytë të vitit që përkon me atë kur euro njohu vlerat më minimale të saj deri dhe pothuajse në të njëjtën vlerë me lekun, c’ka do të ishte në favor të buxhetit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, pasi kështu mund të rimburojë një sasi më të madhe barnash për pacinetët.

Por burime të Top Channel bëjnë me dije se këto vonesa kanë ardhur për shkak se për futjen e barnave të reja në listën me rimburism është një luftë e ashpër ndërmjet kompanive farmaceutike të cilët paguajnë shifra marramendëse për t’u përfshirë në listë.

Ndërkohë nuk ka asnjë përgjigje se kur do të jetë gati lista baranve të rimbursueshme e viti 2023 as për kompanitë farmaceutike apo distributorët e tyre të cilët duhet të kenë të siguruar barnat në depo sidomos alternativën parë të paktën tre muaj më parë. Kjo është e specifikuar në kontratën që ata kanë me Fondin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetesor i cili rimburson barnat, në mënyrë që të mos krijohen mungesa nëpër farmaci./Top Channel

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë