A mund ta përdorin të rinjtë viagrën?

Nga mjeku Evin Dani

Ka shumë meshkuj që me dëshirën për të pasur një akt seksual shumë cilësor, përpiqen ta rregullojnë nëpërmjet kokrrës së viagrës. Sigurisht që viagra Floket ciftimundëson një akt seksual shumë cilësor. Pra, ka meshkuj që arrijnë të kenë vetëm një orgazëm. Viagra të jep mundësinë të kesh një akt seksual shumë të mirë, të kesh një ereksion dhe më pas të kesh një të dytë, të tretë. Këtë ne nuk e rekomandojmë.

Ai që ka mundësinë të bëjë vetëm një akt seksual, por shumë të mirë nuk ka nevojë ta stimulojë përmes kokrrës së viagrës. S’ka nevojë, sepse viagra harxhon depot e oksidit nitrik, një mediator kimik ky shumë i domosdoshëm për aktivitetin seksual.

Sipas studimeve që jane kryer, oksidi nitrik është problem gjatë përdorimit të shpeshtë të viagrës. Harxhimi i shpejtë i këtij elementi kimik nga përdorimi i viagrës, shpenzon më shpejt seç duhet depozitat, çka mund të sjellë mungesë të efektivitetit gjatë përdorimit në moshat më të vonshme.

Ndaj të rinjtë që përdorin sot viagra pa e pasur fare të nevojshme, të mendojnë se do të vijë një moshë që kur të kenë vërtet nevojë për të, nuk do të kenë efektin e shumëpritur. Madje, përdorimi pa kriter i saj me kalimin e kohës mund të bëjë që këta të rinj të vuajnë nga impotenca seksuale dhe të mos kenë mundësi as për kurim.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?