Arrestohen të rinjtë e videoskandalit të regjistruar në QSUT

Pamjet shokuese të cilat kanë qarkulluar në YouTube (video, e cila u fshi nga YouTube për shkak të përmbajtjes), ku një vajzë e sëmurë ngacmohet seksualisht nga dy të rinj në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, kanë vënë në lëvizje strukturat e policisë.

ngacmimi seksual qsutNë bazë të të dhënave të siguruara nga videoja, por edhe nga burime të tjera, Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me policinë kanë ndaluar shtetasin 25-vjeçar Evarist Pasha me akuzën “ngacmim seksual”. Ndërsa gjatë paradites së sotme janë ndaluar edhe 18-vjeçarët Aldi Boçaj dhe Patrik Kaço.

Në deklaratën e policisë thuhet: “Më datë 05.01.2015 nga Seksioni Kundër Trafiqeve në Policinë e Tiranës, rreth orës 01:50, u bë ndalimi i shtetasve Albi Fatmir Bocaj, 18 vjeç, baues në Tiranë dhe Patrik Gjergji Kaço, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tyre u krye pasi në vijim të hetimeve mbi ngjarjen e videos së publikuar në  rrjetin social Youtube, ku shfaqen imazhet e tre djemve të cilët ngacmojnë seksualisht një vajzë 17-vjeçare dhe ka ndodhur në QSUT, ku dyshohet se janë bashkëpunëtorë të  ngacmimit seksual.

Dy ditë më parë, lidhur me këtë hetim  u arrestua edhe shtetasi Evarist Engjëll Pasha, 25 vjeç, banues në Tiranë”.

Ngjarja e rëndë e cila ka shokuar opinionin publik, mësohet se mund të ketë ndodhur në shkurt të vitit 2014, në urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, ku e sëmura gjendej për trajtim mjekësor.

“Jemi njohur me një video që qarkullon prej shumë orësh në rrjetet sociale. Sigurisht se nëse ajo video është e vërtetë ngjarja është shumë e rëndë. Ne kërkojmë nga organet kompetente të zbulojnë vërtetësinë e kësaj videoje dhe pastaj të nxjerrin të gjithë personat përgjegjës. Ne jemi në dispozicion të ofrojmë të gjithë informacionin e nevojshëm që ne disponojmë në mënyrë që si personeli mjekësor, por edhe persona të tjerë të marrin ndëshkimin që meritojnë”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ndërsa Ogerta Manastirliu, drejtoreshë e QSUT-së është shprehur se videoja e publikuar në mediat sociale është e hershme dhe kjo, sipas saj, vërtetohet edhe nga ambientet e tanishme të cilat kanë ndryshuar.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak