Si ta kuptoni se vuani nga sëmundja celiake (e zorrës së hollë)?

Nga Rozana Aleksi, mjeke gastro-hepatologe

Simptomat variojnë dhe mund të shkojnë e vijnë. Ato mund të jenë shumë të lehta dhe të kalojnë pa u vënë re ose mund të jenë të rënda dhe të kenë impakt të rëndësishëm në jetën e përditshme.

semundja celiakeSimptomat:

Gazra, fryrje barku. Këto simptoma vijnë nga pamundësia e zorrës së hollë për të thithur lëndët ushqimore në ushqim. Mund të keni dhimbje të lehtë stomaku, por kjo zakonisht nuk është e theksuar.

Feçe jonormale. Diarreja, feçe të shtuara në sasi, të ujshme, të zbehta, me shkumë, me erë të rëndë hasen shpesh. Feçet mund të përmbajnë sasi të madhe yndyre, të jenë të ngjitshme dhe të vështira për t’u shpëlare nga tualeti. Fëmijët dhe të rriturit shpesh kanë të njëjtat simptoma. Por problemet e zorrës, si kapsllëku, kanë gjasa të ndodhin më shumë tek fëmijët.

Humbje në peshë. Të rriturit dhe fëmijët mund të kenë humbje të pashpjegueshme peshe me gjithë oreksin normal. Fëmijët më të vegjël mund të mos shtojnë në peshë dhe rriten normalisht. Kjo gjë quhet pamundësi e rritjes së kënaqshme.

Lodhje dhe dobësi trupore. Sëmundja celiake mund të shkaktojë mungesë të energjisë dhe fuqisë. Ndonjëherë mospërthithja e duhur e lëndëve ushqimore shkakton lodhje dhe dobësi trupore.

Të vjellat. Disa njerëz mund të kenë të vjella pasi hanë gluten. Kjo është më e prirur të ndodhë tek fëmijët sesa tek të rriturit.

Probleme të tjera

  • Anemi e pashjegueshme: numër i ulët i rruazave të kuqe që shkakton anemi
  • Ndryshime të sjelljes: irritueshmëria është e zakonshme tek fëmijët
  • Mpirje shpuese e këmbëve: nga dëmtimi i nervave
  • Dhimbje kockash apo kyçesh
  • Krampe muskulare
  • Vonesë në rritje tek fëmijët apo zhvillimi tek foshnjat
  • Plagë të zbehta në gojë, të quajtura ulcera aftoze
  • Skuqje me kruarje e lëkurës që quhet dermatit herpetiform
  • Osteoporozë, sidomos në moshat e reja
  • Nivel i ulur i hekurit në gjak

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare