Urgjenca e QSUT-së, e përuruar 5 herë, duket se është objektivi i radhës i drejtuesve të shëndetësisë. Mjekët brenda urgjencës
thonë se për të po hartohen plane “ogurzeza”. Termi i përdorur i referohet faktit se, sipas tyre, po kërkohen mënyra për të shkurtuar personelin, sigurisht, ata që kanë dalë deri tani kundër nismave të drejtuesve.
Pritet që të hiqen shtretër për të bërë spostime të klinikave të ndyshme që nuk kanë asnjë impakt me punën; do të ketë ngarkim me urgjenca të shërbimeve të tjera, duke bërë emërime me pretendimin se urgjenca ka nevojë dhe po i vijnë në ndihmë; po fryhet numri i vizitave në ditë për të justifikuar këtë plan, si dhe mosorganizimin total ndërmjet reparteve dhe urgjencës; më vonë do të hapet urgjenca e Sanatoriumit që ka 2 vjet që nuk funksionon, për shkak të paaftësisë drejtuese.
“Pas kësaj, natyrisht numri i urgjencave do të bjerë, do të dalë numri real i vizitave që do të shoqërohet me shkurtim personeli”, shprehen burimet nga urgjenca. Ky shkurtim, sipas tyre, do të prekë të gjithë ata që dolën kundër nismave testuese të drejtuesve të shëndetësisë./D.C.


