A janë vezët të mira për shëndetin e zemrës?

Një studim i bërë në Kinë doli në përfundimin se personat që hanë të paktën një vezë në ditë kanë 20% më pak rrezik të preken nga sëmundje të zemrës, në krahasim me ata që e konsumojnë më rrallë. Në të tilla studime duhet pasur gjithnjë parasysh se faktorë të tjerë të stilit të jetesës mund të ndikojnë (si aktiviteti fizik, stresi etj)

Rekomandimet mbi ngrënien e vezës përgjithësisht janë

Për personat e shëndetshëm: deri në 1 vezë në ditë

Për vegjetarianët: më shumë se një vezë në ditë, duke qenë se nuk konsumojnë burime të tjera të kolesterolit.

Personat e moshuar me nivele normale të kolesterolit: deri në dy vezë në ditë, nëse konsumoni një dietë të shëndetshme.

Personat me nivele të larta të kolesterolit: tregohuni të kujdesshëm me ngrënien e vezëve, vecanërisht nëse keni diabet apo rreziqe të tjera me shëndetin e zemrës.

Idealja është të ndiqni këto rekomandime, ndërkohë që konsumoni një dietë të pasur me vlera ushqyese.

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit