A ka ndonjë kurë për kallot në këmbë?

Përshëndetje! Te gazeta juaj jemi sy e veshë se na informon për gjithçka. Jam e interesuar si t’ia bëj me kallot që dalin në mes të gishit të këmbës. A ka ndonjë mënyrë se si t’i shëroj? Faleminderit!

kembeNga doktori i shkencave mjekësore Sami Galanxhi

Në sëmundjet e lëkurës dhe në plagët kronike të qelbëzuara që shërohen me vështirësi hudhra aplikohet lokalisht si përgatesë: 20-30 gr thelbinj qull hudhre përzihen me gjalp dhe vaj derisa të bëhet një masë homogjene si krem dhe vendoset mbi plagë 2 herë në ditë dhe mund të fashohet.

Kataplazëm hudhre: grimcohen dhe shtypen e qullosen në havan 8-10 thelpinj të hudhrës, përzihen me ½ filxhan kafeje vaj ulliri të nxehtë dhe me 1-2 lugë gjelle gjalpë të freskët ose sallo derri të shkrirë dhe rrihen deri në homogjenizim të plotë si krem ose pomadë dhe aplikohet lokal mbi kallo, me fashim për gjithë natën.

Procedura aplikohet 1 natë në javë ose në 10 ditë derisa të bjerë kalloja. Rekomandohet që ky krem të aplikohet pas kompresave të ngrohta mbi kallo dhe kremi të aplikohet në formë të ngrohta mbi kallo dhe kremi të aplikohet në formë të ngrohtë.

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha