A mund të konsiderohet urthi një problem serioz shëndetësor?

Valdete Malaj, gastro-hepatologe

urthËshtë problematikë. Duhet theksuar që urthi mund të  shkaktojë edhe probleme pulmonare. Shpesh lëngjet e kthyera shkojnë në mushkëri. Mund të agravojë astma, mund të shkaktojë kollë.

Ne na vijnë shumë pacientë nga alergologët për të bërë diagnozë diferenciale. Për të parë nëse pacienti ka kollë nga astma apo nga refluksi. Urthi nuk është gjithmonë diçka e thjeshtë e joshqetësuese.

Nëse nuk arrin të trajtohet, ai mund të shkaktojë dëmtime të ezofagut në forma të inflamacionit të tij, ulcerave apo dëmtimit të indit ezofageal, komplikacione të frymëmarrjes, laringjite, sindromin e Barretit e deri në rrezik për shfaqje të kancerit të ezofagut.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare