Nuk po bini në peshë pavarësisht se nuk hani, ndjeni lodhje, marramendje, probleme hormonale? Ja çfarë tregojnë këto shenja

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Shpesh herë nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten edhe si pasojë e konsumimit të karbohidrateve, miellit të bardhë, sheqerit të rafinuar etj. Edhe pse gjegjësisht është njohur se “drithërat e shëndetshme” si tërshëra, orizi integral, frutat e larta glicemike si mango, shalqini apo ananasi, ushqimet me niseshte si fasulja apo patatja janë të shëndetshme, në fakt për një kategori të caktuar njerëzish nuk është kështu. Trupi i çdo njeriu reagon ndryshe në sajë të konsumimit të ushqimeve të caktuara. Kështu nëse për disa “drithërat e shëndetshme” apo ushqimet e tjera që përmendëm më sipër mund të rezultojnë të mira për shëndetin, për disa të tjerë jo! Kjo për arsyen se kjo kategori njerëzish quhen si intolerantë ndaj karbohidrateve.

Nëse ju vëreni disa nga simptomat e mëposhtme pasi keni konsumuar këto ushqime, atëherë tregon se jeni edhe ju intolerant ndaj karbohidrateve:

  • shenja te intolerances ndaj karbohidrateveNuk bini në peshë edhe pas këtyre ushqimeve “të shëndetshme”
  • Ankth dhe depresion i vazhdueshëm
  • Lodhje e vazhdueshme sidomos pas konsumimit të një vakti të pasur me karbohidrate
  • Mjergullim i trurit
  • Oreks i pakontrolluar
  • Dhimbje muskujsh
  • Dëshirë e pakontrolluar për ushqime të ëmbla apo për niseshte si makarona, bukë, fasule, patate etj.
  • Probleme me lëkurën
  • Rritja e nivelit të sheqerit në gjak
  • Probleme hormonale
  • Probleme me gjumin etj.

Në këto raste ju duhet të shmangni bishtajoret, drithërat, frutat dhe perimet e pasura me niseshte të paktën për 2 javë dhe nëse pas këtyre javëve shikoni përmirësime në trup dhe organizëm do të thotë se jeni me të vërtetë intolerant ndaj karbohidrateve./ Burimi: The Hearty Soul

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?