A përbën rrezik konsumimi i tepërt i çajit jeshil?

Çaji jeshil është një ndër çajrat bimore më të vjetra të njerëzimit. Atij iu dha rëndësi e menjëhershme për përfitimet që i sjell shëndetit, ku ndër më të njohurat është rënia në peshë. Për shkak të këtyre përfitimeve, çaji jeshil është përdorur gjerësisht, duke neglizhuar disa nga efektet anësore që shkakton.caji jeshil

Konsumimi i tepërt i çajit jeshil sjell probleme në shëndetin e njeriut. Efektet anësore vijnë si pasojë e kafeinës së pranishme në çaj dhe përfshijnë këto simptoma:

Efektet anësore të çajit jeshil

  • Dhimbje koke
  • Nervozizëm
  • Pagjumësi
  • Diarre
  • Rrahje zemre të çrregullta
  • Drithërima
  • Urth
  • Marrje mendsh
  • Konvulsione

Kush nuk duhet të konsumojë çaj jeshil?

Është vërtetuar se çaji jeshil shkakton disa probleme kur konsumohet me tepri, ose shkakton probleme tek njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje:

Probleme me stomakun: Tanini në çajin jeshil rrit acidin në stomak, duke shkaktuar kështu dhimbje stomaku ose kapsllëk. Çaji jeshil nuk duhet të konsumohet me stomakun bosh. Sugjerohet të konsumohet vetëm pasi të keni ngrënë diçka.  Njerëzit që vuajnë nga ulçera nuk duhet ta konsumojnë atë.

Mungesë hekuri: Çaji jeshil pengon trupin të marrë hekurin nga ushqimi. Konsumimi i tepërt mund të jetë fatal. Një studim në vitin 2001 tregoi se ekstrakti i çajit jeshil ul përvetësimin e hekurit jo-heme me 25 për qind. Hekuri jo-heme është hekuri kryesor në vezë, bulmet dhe bimët e ngrënshme, kështu që konsumimi i çajit me këto ushqime çon në uljen e përvetësimit të hekurit.

Shtatëzënia dhe ushqyerja me gji: Çaji jeshil përmban kafeinë, katekinë dhe taninë. Këto substanca lidhen me rreziqet e shtatzënisë. Nëse jeni shtatzënë ose po ushqeni fëmijët me gji, konsumoni 2 filxhanë me çaj jeshil në ditë. Konsumimi më i tepërt se aq sjell efekte negative dhe rrit rrezikun për të pësuar abort.

Anemia: Katekina në çajin jeshil shkakton uljen e përvetësimit të hekurit në trup. Nëse keni mungesë hekuri, si për shembull anemi, Instituti Kombëtar i Kancerit rekomandon që çaji të konsumohet  mes vakteve.

Probleme me zemrën: Kafeina në çajin jeshil shkakton rrahje të çrregullta zemre.

Diabeti: Kafeina në çajin jeshil ndikon në kontrollin e sheqerit në gjak. Bëni kujdes me nivelin e sheqerit në gjak nëse vuani nga diabeti, dhe konsumoni pak çaj jeshil.

Fëmijët nuk duhet ta konsumojnë: Tanina në çajin jeshil pengon përvetësimin e lëndëve ushqyese, si proteinat dhe yndyrnat tek fëmijët.

Probleme me mëlçinë: Ekstraktet e çajit jeshil janë lidhur me disa raste të dëmtimit të mëlçisë. Çaji jeshil e përkeqëson më shumë mëlçinë e dëmtuar.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Cure Joy

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit