A shkaktojnë infertilitet polipet e mitrës?

Nga Jonela Lulo, mjeke obstetër-gjinekologe

Polipet endometriale janë zmadhime indore me origjinë nga mukoza e murit të brendshëm të mitrës me zhvillim në kavitetin Mitrae saj. Polipet mund të kenë përmasa të ndryshme nga disa mm deri në disa cm. Ato mund të kenë një bazë implantimi të gjerë dhe quhen polipe sessile ose bazë implantimi të hollë dhe quhen polipe pedunkulat dhe në varësi të gjatësisë së bazës, mund të arrijnë deri në vaginë duke dalë nga qafa e mitrës. Mund të jenë të vetëm ose disa polipe.

Ende nuk dihet shkaku i krijimit të polipeve endometriale, por faktorët hormonalë janë ata që ruajnë një rol kryesor në formimin e tyre.

Prania e tyre mund të shkaktojë infertilitet duke u bërë barrierë në kavitetin uterin për formimin e shtatzënisë dhe më kryesore për t’u thënë, është që ato rrisin mundësinë e aborteve spontane.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës