Abuzimi me ilaçet, Jaupllari: Farmacistët me diploma false

Edlira Sulejmani

Tregu farmaceutik në vend është mbipopulluar me farmacistë të cilët nuk  kanë aftësitë e duhura profesionale. Ekspertët që merren çdo ditë me këtë shërbim që ofrohet në vend thonë se këtij mbipopullimi duhet ti jepet fund. Ata thonë se kjo problematikë ka ardhur si pasojë e hapjes pa kriter të universiteteve, të cilat kanë dhënë diploma duke shkelur ligjin.

 

Arjan-Jaupllari-1

”Ky është një problem tjetër që ka shkaktuar një mbipopullim të farmacistëve për shkak të hapjes pa kriter të hapjes së universiteteve private dhe blerjes së diplomave nga universitete. Ju mund të jeni infermierë dhe mund të blini një diplomë për farmacistë dhe një mjek mund të bleje një diplomë. Mjekë, farmaciste dhe infermierë të gjithë e kanë nga një diplomë për farmacistë. Ulet cilësia e shërbimit ndaj pacientit, nëse sot në treg ka diploma të blera dhe ndodhesh perpara një farmacisti që e ka blerë diplomën dhe nuk ka vajtur asnjë ditë në shkollë në farmaci, atëherë më vjen keq se kjo reflektohet në kurriz të pacientit”- tha Arjan Jaupllari, ekspert në fushën e farmaceutikës.
Aktualisht kur Ministria e Shëndestisë është duke diskutuar ligjin e ri për farmacitë, duhet të rishikojë edhe kriteret për hapjen e tyre. Sipas Jaupllarit është e nevojshme vendosja e rregullave të cilat u hoqën kohë më parë, për licensimin e farmacive, pasi kjo ndikon në kurriz të pacientëve.
“Sot është një ligj i i cili është në diskutim e sipër, aktorët e sistemit e kanë dhënë mesazhin e tyre që duhet vënë kritere teknike për hapjen e farmacive. Se cilat kritere teknike që ato vendosin në tryeza të rrumbullakta, dhe cila është më e mira e shërbimit farmaceutik dhe e shërbimit për pacientin.”tha Arjan Jaupllari, ekspert në fushën e farmaceutikës.
Një nga rregullat që evidenton profesionalizmin e farmacistëve të rinj në vend është provimi i shtetit, por edhe edukimi në vazhdim. Por të dhënat më të fundit të Urdhrit të Farmacistëve për kalueshmërinë në provimin e shtetit ishin se gjysma e kandidatëve  mbetën, ndërkohë që  dhe në procesin e edukimit në vazhdim ka një pjesë të konsiderueshme të farmacistëve të rinj që nuk kanë marrë asnjë kredit.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore