Në kuadër të fushatës globale “ Youth Voice”, shoqata Together for Life organizoi një aktivitet në komunitetin rom në Tiranë.
Përfaqësues të shoqatës biseduan me të rinjtë në këtë komunitet mbi problemet që ata hasin në përditshmëri, nevojat dhe dëshirat që kanë.
Të rinjtë romë folën hapur për kushtet e vështira në të cilat jetojnë dhe mundësitë e pakta që ju ofrohen nga institucionet. Ata folën për probleme të ndryshme, duke filluar prej diskriminimit dhe deri te mungesa e qasjes në institucione publike, mungesa e qasjes në të drejta të përgjithshme.
Punësimi vazhdon të mbetet një ndër problemet kryesore, me të cilin ballafaqohen të rinjtë e komunitetit rom.
Në përfundim disa nga të rinjtë dhanë mesazhe të ndryshme, e ndërsa të gjithë e gjetën veten në një mesazh të vetëm: “Ne duam një të ardhme më të mirë”







