Aktori i njohur diagnostikohet sërish me kancer

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’: Blertina Koka

Beteja kundër kancerit në lëkurë vazhdon akoma për aktorin Hugh Jackman, i cili postoi të hënën një tjetër paralajmërim për vendosjen e kremit kundra diellit.

Me një fasho në hundë, aktori ndau një foto me fansat e tij në Twitter dhe Instagram, ku zbuloi se po i nënshtrohet sërish një trajtimi për karcinomën bazë të qelizave, lloji më i zakonshëm i kancerit në lëkurë, që në raste të rralla mund të rezultojë edhe fatal.

“Një tjetër tumor i qelizave. Falë kontrolleve të herëpashershme dhe mjekëve fantastikë, gjithçka është mirë. Duket më keq me fasho sesa pa të. Ju betohem! Vendosni krem kundra diellit”, shkruan aktori në diçiturën e fotos.

Ka që në vitin 2013 që aktori australian merr trajtime për këtë kancer të lëkurës.

 

Burimi: CNN/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?