Alarm obeziteti te fëmijët, mjekët kritikojnë nënat për kequshqyerje

obezzi1

Insistimi i nënave për të ushqyer sa më shumë foshnjat ka bërë që obeziteti të shfaqet që në fëmijëri.

Raportet e fundit të OBSH-së dhe ISHP tregojnë se gati nga 100 fëmijë, 22 prej tyre janë në mbipeshë dhe 8 prej tyre janë obezë.

Mjeku endrokrinolog, Dashamir Gjegji, thotë se nga një fëmijev mbipeshë nuk ka se si të mos ndodhë obeziteti në rini.

Dhjamosja nuk po njeh më limite moshe. Kjo lidhet sipas mjekëve me kequshqyrejen, kryesisht të konsumimit të ushqimeve të shpejta dhe nga mosbërja e aktiviteve fizike.

Por një person mbipeshë është më i rrezikuar për tu prekur nga një sërë sëmundjesh, si ato kardiovaskulare apo diabeti.

Prandaj mjekët rekomandojnë më tepër kujdes në mënyrën se si ushqehemi dhe të shmangin qëndrimin ulur, duke bërë sa më shumë ecje e aktivitete të tjera fizike.

 

Postime të ngjashme

VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?