Albuminuria, së bashku me shkallën e vlerësuar të filtrimit glomerular (eGFR), është një tregues i rëndësishëm për përcaktimin dhe fazën e sëmundjes kronike të veshkave (SKK). Përveç komplikimeve konvencionale kardio-renale , këto kohe ka gjithashtu prova në rritje që mbështesin një lidhje të albuminurisë me rrezikun e kancerit, pavarësisht nga funksioni i veshkave të vlerësuar nga eGFR. Kjo lidhje është ekzaminuar në popullata të ndryshme studimore.
Vlen të përmendet, se studime të mëparshme që hetonin lidhjen midis albuminurisë dhe incidencës së kancerit u fokusuan në albuminurinë bazë. Nëse ndryshimi i albuminurisë shoqërohet me rrezikun e kancerit, pavarësisht nga albuminuria bazë, kjo do t’i shtojë peshë provave aktuale mbi lidhjen e kancerit të albuminurisë, duke sugjeruar një lidhje midis të dyjave. Vetëm një studim është fokusuar më parë në ndryshimin e albuminurisë kundrejt rrezikut të kancerit, por ka përdorur matje të albuminurisë me tregues gjysmë sasior. Për shkak se dipstick është një teknikë më pak e saktë e matjes së albuminurisë sesa raporti plotësisht sasior albumin-kreatininë (ACR), studimet mund të pasqyrojne me sakte rrezikun e shpeshtesise të kancerit të lidhur me ndryshimet e albuminurisë .
Fakti është qe albuminuria është e pranishme me tëpër në sëmundjet kronike te veshkave .Madje vetë sëmundja kronike e veshkave (SKK) përkufizohet si funksion i zvogëluar i veshkave [shkalla e vlerësuar e filtrimit glomerular (eGFR) <60 mL/min/1,73 m2] dhe/ose rritje e albuminurisë . SKK është e përhapur në rreth 11% të popullsisë së rritur në vendet e zhvilluara . Në këto vende kanceri konsiderohet si një nga shkaqet kryesore të vdekjes . Hulumtimet e grumbulluara kanë treguar se SKK predispozon për zhvillimin e kancerit . Provat vëzhguese në këtë fushë kanë hetuar kryesisht rrezikun e tepërt të incidencës së kancerit te personat me eGFR të ulur. Rreziqet e mundshme të kancerit që lidhen me nivelet e rritura të albuminurisë janë më pak të studiuara e meritojne vëmendje.