Ankesat e qytetarëve për shëndetësinë?! Qeveria ua faturon fajet mjekëve

Denisa Canameti

Koordinatorja e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Gordani, ka dhënë një intervistë live në ERTV ku ka folur për ankesat që vijnë nga qytetarët për çështje të shëndetit dhe mbrojtjes sociale.

Krahas rasteve të suksesit që Gordani ka përmendur, gjithashtu është ndalur në problematikat e sistemit për të cilat qyetarët shkruajnë, duke renditur të parin ankesat që vijnë për mungesë të shërbimit nga personeli mjekësor.

“Bazuar në ankesat e ardhura në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mund të themi se qytetarët kanë një ndjeshmëri ndaj çështjeve që i përkasin shëndetit apo mbrojtjes sociale. Numri i përgjithshëm i ankesave është 740, ku 90% e tyre janë të zgjidhura.

“Nëse do bënim një ndarje të tipologjive të ankesave të sektorit të shëndetësisë apo të mbrojtjes sociale, sektori i shëndetësisë përfshin 70% të ankesave ku mund të përmendim: “pakënaqësi ndaj shërbimit të ofruar nga personeli mjekësor në qendra shëndetësore apo spitale; mungesë medikamentesh në QSUT për një grup të caktuar pacientësh; ankesa ndaj portalit “Infermierë për Shqipërinë”; ankesë për përshpejtim të procedurave për individë që kanë nevojë për një trajtim më të specializuar në Turqi; ankesa për rimbursime medikamentesh dhe në fund dhe sektori i mbrojtjes sociale përfshin 30 % të ankesave të ardhura në këtë platformë” u shpreh Gordani.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni