Apeli i mjekëve: Kërkohet urgjent shërbim onkologjik në rrethe

agim sallalu

Rritja e numrit të pacientëve me tumore, kërkon shtimin e kapaciteve për diagnostikimin dhe trajtimin e tyre. Aktualisht spitali Onkologjik në Tiranë , është e vetmi institucion shëndetësor  i specializuar në këtë fushë. Përballë një fluksi pacientësh mjekët e konsiderojnë të nevojshme që të shtohen shërbime onkologjike edhe në rrethe.
”Kanceri po degradon në mënmyrë të vazhdueshëm, edhe këtu në vendin tonë pritet në dekadat e ardhëshme një rritje e desidencës dhe vdekshmërisë. Duhen krijuar qëndra satelite në qytetet kryesore të vendit. Me stafin multidisiplimar dhe sot ka mjaftueshëm onkolog që pikërishtë në këto vende të krijojnë sektorët e eonkologjisë për ta zbutur trajtimin e vështirë të pacientëve që ne realizojmë në të vetmen qëndër që është në QSUT, “thotë Agim Sallaku, shef i pavionit të onkologjikut.
Nga ana tjetër mjekët shprehen se janë ndeshur me probleme të shumta, si në mungësën e medikamenteve por edhe në mosfuksionim e aparaturave. Megjithatë ata shprehen optimistë, pasi fondi për citostatikët është rritur. Ndërkohë që edhe në vendin tonë kanë filluar të futen medikamente të reja, por që kanë një kosto të lartë për pacientët.
”Problematikat kanë qënë të mëdhaja qoftë në kirurgji, në radio terapi dhe kimeoterapi. Kemi pasur periodikisht mungesa medikamentesh, mungesa të aparaturae të domosdoshëme. Është vënë vijë kalimi i një aparature të re super moderne në Onkologji, dhe fondi për barnat citostatike është rritur 2.5 herë, “tha Agim Sallaku.
Ndërsa Dhurata Tarifa, shefe e kimioterapisë  shprehet se “për fat të mirë në vendin tonë kanë vite që kanë hyrë mjekimet. Edhe mjekimet e zhvilluara në vitet e fundit. Sigurishtë një vështirësi është se jo gjithë vitin ne jemi të mbuluar me këto mjekime, me gjithë ata një pjesë e mirë e pacienteve mund të mbulohen mund të realizohen, të trajtohen edhe në vendin tonë. Për zbulimin e një preparati mund të investohen deri në 500 mijë dollarë.Këto ditë në vendin tonë mjekët onkologë po njihen edhe me disa preparate të reja të cilat do të fillojnë të aplikohen tek pacientët shqiptarë dhe që kanë rezultuar të efektshme, në veçanti për trajtimin e tumorit të gjirit.

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar