Aromë e rëndë urine? Tregoni kujdes sepse ndoshta keni një nga këto sëmundje

Urina zakonisht ka aromë të lehtë, por në momentin që vjen erë të rëndë mund të jetë për shkak të dehidrimit ose infeksionit në traktin urinar.

Ja disa nga arsyet e aromës të rëndë:

Jeni të dehidratuar: Kur trupi është i dehidratuar urina është në ngjyrë të fortë dhe mban erë të rëndë.

Infeksion i traktit urinar: Bakteret që shkaktojnë infeksionet urinare janë përgjegjëse gjithashtu për erën e rëndë të urinës.

Diabeti i tipit 2 apo niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë gjithashtu përqendrim të amoniakut në urinë duke i dhënë erën karakteristike.

Sëmundja gjenetike trimethylaminuria është një gjendje e rrallë e cila prek mësë shumti femrat dhe është përgjegjëse jo vetëm për aromën e rëndë të urinës, por edhe gojës, trupit, sqetullave etj.

Gjatë ovulacionit apo shtatzënisë urina e femrës mund të mbajë gjithashtu erë më të rëndë për shkak të disbalancave hormonale.

Megjithatë, ushqime të caktuara mund t’i japin një aromë karakteristike urinës suaj. Nëse keni ngrënë qepë, lakër Brukseli, hudhra, salmon ose keni pirë alkool mos u shqetësoni për aromën e urinës.

Asparagus ose ushqime të pasura me proteina mund të shkaktojnë erë të fortë në urinë si amoniak ose squfur. Ndonjëherë, rritja e konsumit të lëngjeve është e mjaftueshme për të eliminuar aromën e rëndë të urinës. Në raste të tjera duhet të vizitoni mjekun./ Health

 

 

Postime të ngjashme

Zgjoheni me dhimbje koke në mëngjes? Kjo mund të jetë arsyeja
Dermatologia tregon sa gota ujë në ditë duhet të pimë për të patur një lëkurë me shkëlqim
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën
Ja pse disa njerëz hanë kur janë të stresuar, ndërsa disa të tjerëve u prihet oreksi!
Vuani nga diabeti? Mjeku zbulon se kur është koha më e mirë për të ecur
5 ushqime të ngrira që nuk janë të sigurta për t’u gatuar direkt
Kanceri i gjirit, shenjat e hershme që nuk duhet t’i injoroni
5 kombinime ushqimesh që duhet t’i shmangni, sipas ekspertëve