Arrat, ushqim për trupin dhe trurin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Ja 8 arsye përse arrat duhet të jenë pjesë e dietës ushqimore:

Ato përmbajnë acide yndyrore omega 3 dhe yndyra të shëndetshme

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e frutave të thata, e sidomos e arrave, përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kardiovaskulare. Si një nga burimet më të mira të acideve yndyrore omega 3, arra mund të quhet ushqim për trupin dhe trurin.arra

Ato janë një burim i mirë i lëndëve ushqyese

Një grusht arra në ditë na siguron lëndët ushqyese të rëndësishme për shëndetin në përgjithësi. Përveç acideve yndyrore omega 3, një grusht me arra siguron 4 gramë proteina dhe 2 gramë fibra, lëndë ushqyese këto që rrisin ndjesinë e ngopjes. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i magnezit dhe fosforit, që forcojnë kockat.

Ato janë të shijshëm dhe mund të përdoren në gatime të ndryshme

Arrat nuk përdoren vetëm për ëmbëlsira, por mund të përdoren në gatime të ndryshme, si antipasta, supë me mish, sallata etj.

Arra konsiderohet si pema frutore më e vjetër

Ajo daton që në vitin 10.000 para erës së re. Grekët dhe romakët e lashtë e kanë përdorur si bimë mjekësore për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

Arrat forcojnë kujtesën

Arrat për nga forma janë të njëjtë me trurin, dhe konsiderohen si ushqimi më i mirë për këtë organ. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se arrat ulin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të alcajmerit.

Doni të humbisni kilet e tepërta? Hani arra

Studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i një diete ushqimore të pasur me arra çon në rënien në peshë, ashtu si dieta ushqimore e pasur me karbohidrate dhe me më pak yndyra. Falë proteinave, fibrave dhe yndyrave, arrat do t’ju ngopin menjëherë.

Arrat ju shpëtojnë nga sëmundjet e zemrës

Për dekada me radhë, studime të ndryshme kanë vërtetuar se arrat ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Ja disa nga efektet mbrojtëse kardiake të arrave.

  • Ulin nivelin e kolesterolit në përgjithësi.
  • Ulin nivelin e kolesterolit LDL të dëmshëm.
  • Rrisin nivelin e kolesterolit HDL të mirë.
  • Ulin inflamacionin.
  • Përmirësojnë funksionimin e enëve të gjakut.

Ato qëndrojnë më të freskëta kur mbahen në ambiente të ftohta

Arrat do të fillojnë të prishen nëse ruhen në temperatura të nxehta, por nëse ruhen në frigorifer, ata do të zgjasin për disa javë (flasim këtu për arrat e qëruara).

Ato forcojnë kockat

Acidet yndyrore omega 3, me të cilat janë të pasura arrat, ndihmojnë në forcimin e kockave.

Burimi: MSN.com / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit