Arrestohet mjeku, MSH: Mbështesim shërimin nga korrupsioni

mjeku korrupsionSot në mëngjes u arrestua në flagrancë mjeku Ilir Broqaj, 41 vjeç. Prangosja e tij u bë pas një hetimi njëmujor në kuadrin e operacionit policor “Skaner 2013” në ambjentet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Thanas Goga, deklaroi se një veprim i tillë është shembull i qartë i vullnetit të palëkundur politik të qeverisë së re për të luftuar vendosmërisht korrupsionin.

“Ashtu siç e theksoi edhe kryeministri Edi Rama në konferencën për luftën kundër korrupsionit në 12 nëntor, Qeveria është “e vendosur që në luftën kundër kësaj sëmundje, korrupsionit, të kemi një qasje të re, të ndërtojmë politika të reja dhe të dëshmojmë një vullnet të ri për të shkuar përpara, duke bërë gjithçka kemi në dorë që ta lehtësojmë sa të jetë e mundur Shqipërinë dhe familjen tonë nga kjo sëmundje gërryese, dekurajuese dhe shpeshherë paralizuese për njerëzit”, u shpreh Goga, ndërsa vijoi se Ministria e Shëndetësisë e përshëndet fuqimisht këtë aksion të Policisë së Shtetit dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë për çdo nismë dhe hap të ndërmarrë për shërimin e sistemit të kujdesit shëndetësor nga plaga e vjetër e korrupsionit, siç e kanë treguar edhe rastet e tjera më herët në tetor dhe nëntor, ku disa punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor janë përballur me pasojat e thyerjes së ligjit.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë, është e vendosur për të ndërmarrë hapa konkretë dhe të prekshëm, dhe për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë rasteve të tilla ku mjekë dhe punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor përfitojnë financiarisht në mënyrë të pamerituar për shkak të profesionit nga qytetarët, të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi