Arsyet pse duhet ta doni çajin e livandos

Lulja e livandos ka një aromë të mirë dhe përfitime shëndetësore. Lulja e livandos përmirëson shëndetin dhe ndikon shumë në “tonifikimin” e mendjes. Ja disa nga përfitimet e këtij çaji:

Çaji i livandos nuk përmban kafeinë: Sidomos nëse ju jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës, kjo pije bimore nuk përmban asnjë sasi kafeine. Pini një filxhan të këtij çaji dhe është e sigurtë që nuk do të përjetoni më simptoma të tilla si dridhja e dorës, të vjella apo ankth.

livandoNdihmon në problemet e tretjes: Nëse keni probleme me ushqimet shumë të yndyrshme apo djegëse, atëherë provoni të pini një çaj livando për të përmirësuar tretjen.

Largon gazrat: Pasja e shumë gazrave është një situatë jo e këndshme. Një mënyrë e mirë për të larguar gazrat dhe simptomat që vijnë prej tyre është pirja e një çaji livandoje. Kjo pije mund të ulë spazmat e traktit tretës.

Ndihmon për të luftuar depresionin: Nëse jeni i mërzitur dhe nuk ndiheni mirë provoni të pini një çaj livando. Disa studime kanë treguar se ky çaj ndihmon në reduktimin e stresit dhe depresionit. Konsumimi i rregullt i këtij çaji mund t’ju ndihmojë të shmangni disa nga simptomat që lidhen me depresionin, si mungesa e energjisë, ndjenjat e trishtimit dhe pamundësisë për të fjetur gjatë natës.

Lufton pagjumësinë: Një filxhan çaj livando mund t’ju ndihmojë të bëni gjumë shumë më të mirë. Pagjumësia mund të shkaktojë shumë probleme si: lodhje truri dhe dhimbje të ndryshme.

Lufton stresin kronik: Çaji livandos është dhe një mënyrë për të hequr stresin. Kjo pije bimore do t’ju ndihmojë për të qetësuar mendjen dhe trupin.

Lehtëson ankthin: Ka shumë ilaçe për ankthin, por nëse jeni duke kërkuar diçka natyrale, “bio”, atëherë provoni çajin e livandos. Ky çaj do qetësojë nervat tuaja dhe do t’i japë paqe mendjes duke ju bërë të ndiheni mirë.

Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeqa/ Burimi: Healthdigezt

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit