Arsyet pse ndiheni gjithmonë të uritur

Hungry woman

Ndjenja e urisë mund t’ju kaplojë çdo 2-3 orë, periudhë kjo që stomaku kërkon që të ketë ushqim që të kryejë funksionin e tij. Disa persona ndihen të uritur menjëherë pasi kanë ngrënë dhe ka gjasa që ky fenomen të jetë psikologjik. Këtu do të rendisim disa arsye se pse ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës. Ajo çfarë duhet të bëni është të mposhtni urinë e tepruar dhe të filloni një dietë të shëndetëshme dhe të ushqeheni në mënyrë të moderuar.

  • Alkooli

Një gotë verë ose birrë e shoqëruar me drekën ose darkën do të kontribuojë në urinë tuaj. Hulumtimet tregojnë se pirja e alkoolit mund të rrisë praninë e hormoneve “gherelin” të cilat shkaktojnë ndjenjën e urisë.

  • Ngrënia shpejt

Ushqimi do kohën e vet që të përtypet dhe më pas të përpunohet. Kur hani shpejt dhe nuk e përtypni mirë ushqimin, atëherë ka gjasa të mos e mposhtni ndjenjën e urisë dhe të ushqeheni më shumë seç duhet.

  • Mënjanimi i gjumit

Në rastet kur nuk flini mjaftueshëm, trupi e bën të vështirë prodhimin e hormonit leptin, i cili është përgjegjës për trupin që të ndihet i plotë. Privimi nga gjumi çon në rritje të urisë dhe stimulon një pjesë të trurit që është përgjegjëse për njohjen e ushqimit si një burim kënaqësie.

  • Shmangia e mëngjesit

Mëngjesi është vakti më kryesor dhe s’duhet mënjanuar asnjëherë sepse sjell një sërë pasojash negative si: ngadalësimi i metabolizmit, shkakton uri gjatë gjithë ditës dhe stimulon trupin në ruajtjen e ushqimit në vend që ta djegë atë.

  • Stresi

Shumë njerëz mundohen ta mënjanojnë ndjenjën e stresit duke ngrënë edhe pa qenë të uritur. Kjo gjë ka efekte negative për shkakun se ngrënia në mënyrë të tepruar në këto raste do të shkaktojnë ndjenjën e të ngrënit më shumë, ankthe të mëtejshme dhe shtim në peshë.

  • Dehidratimi

Ndodh shpesh që disa njerëz e përcaktojnë ndjenjën e etjes si uri. Kjo ndodh në ato raste kur një person është i dehidratuar në mënyrë kronike.

  • Çamçakëzi

Çamçakëzi është një faktor tjetër që ju shton ndjenjën e urisë. Kur përtypni çamçakëz, prodhohet më shumë pështymë dhe kjo rrit ndjenjën e urisë.

 Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet