Artriti psoriatik, çfarë (nuk) duhet të hamë?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nëse vuani nga artriti psoratik, ka shumë arsye përse duhet të ushqeheni shëndetshëm. Sëmundja autoimunitare, që prek 30% të njerëzve që vuajnë nga psoriaza, mund të shkaktojë dhimbje, enjtje dhe tendosje të kyçeve. Duke qenë se kilet shtesë shtojnë edhe më shumë presion në kyçe – duke përkeqësuar kështu simptomat e artritit psoriatik dhe shkaktuar dëmtim të kyçeve me kalimin e kohës – pacientët duhet patjetër të mbajnë një peshë normale.

Pacientët me psoriazë duhet të marrin gjithashtu në konsideratë se ajo rrit rrezikun për zhvillimin e problemeve të tjera shëndetësore, si: tensioni i lartë i gjakut, nivelet e larta të kolesterolit, obeziteti dhe diabeti etj. Kjo e bën më të rëndësishme për pacientët me artrit psoritaik, të cilët vuajnë gjithashtu edhe nga psoriaza (që zë 85%, sipas Shoqatës Kombëtare të Psoriazës) , të konsumojnë ushqime që mbrojnë zemrën dhe mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit. Në të njëjtën kohë, ata duhet të shmangin ushqime që shkaktojnë inflamacion, përmbajnë kalori boshe që mund të çojnë në peshë ose kanë përmbajtje të lartë në kolesterol. Ja çfarë (nuk) duhet të hani nëse vuani nga artriti psoriatik.

Postime të ngjashme

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim