Beci: Barnat e rimbursueshme, lista zgjerohet vitin e ardhshëm

Lista e barnave të rimbursueshme do të përfshijë më shumë barna për kategori të caktuara të pacientëve. Buxheti që do të ketë Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të jetë më i madh, duke siguruar një mbulim më të mirë me shërbime shëndetësore e barna. Ky premtim vjen nga drejtori i këtij institucioni  Astrit Beci cili thotë se pavarësisht borxheve të mëdha të trashëguara dhe gjendjes së vështirë, do të synohet për më shumë lloje medikamentesh dhe me çmime më të ulëta.

barna 1

“Ne presim rritje të buxhetit por puna jonë do drejtohet edhe në drejtim të kursimit dhe mirmenaxhimit të fondeve ekzistuese. Jemi ballafaquar me një situatë të rënduar në sektor. Do kemi një shtim të listës. Do kërkojmë alternativa të tjera gjenerike që të kemi synimin e një çmimi dhe një rritje të gamës të përfituesve nga këto ilaçe. Do kemi prioritet edhe ngushtimit të diferencës së alternativës së parë me alternativës së dytë gjenerike. Ngushtim ky që do pasqyrohet direkt te pacientët”- tha Astrit Beci.
Kreu i ISKSH, ka paralajmëruar edhe ndryshim të mënyrës se si finacohen spitalet.
“Po ripunojmë aktet ligjore dhe po ripunojmë me ligjin pasi dhe sistemi do ndryshojë, nga kontributiv në sistem universal, kështu që ndryshimet në ligj do jenë të parat që do vijnë. Do bëhen ndryshime në financimet e spitalit dhe kontrollit të këtij sistemi në institucionit tonë”- tha Beci.
Pak ditë më parë vetë kreu i shëndetsisë Ilir Beqja deklaroi se sektori spitalor ka një borxh të madh të trashëguar që shkon deri në 44 milionë dollarë, ku një pjesë të madhe të  këtij borxhi e ka QSUT nga barnat dhe pajisjet që janë blerë, por bizneset ende nuk janë paguar

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi