Bie në mënyrë drastike numri i lindjeve, ja qarqet me rënien më të ndjeshme

Disa njësi administrative dhe bashki të vogla do të rrezikojnë të mbeten vetëm toponime ne një të ardhme jo të largët nga rënia e fortë e lindjeve sidomos në katër vitet e fundit.

Të dhënat e krahasueshme të INSTAT tregojnë së ndërmjet 6 mujorit të parë 2021 dhe atij 2025 lindjet kanë pësuar rënie drastike sidomos në qarqet e Shkodrës, Dibrës dhe Korçës.

Në rang vendi, Dibra ka shënuar rënien me të madhe ndërmjet 2021 dhe 2025 me -38%, e ndjekur nga Korça me 37% dhe Shkodra me 35.1%. Dibra dhe Shkodra kanë përjetuar tkurrje të fortë të popullsisë në dekadën e fundit edhe si rrjedhojë e emigracionit të fortë të dekadës së fundit në këto dy qarqe.

Në Tiranë ndërmjet 2021 dhe 2025 lindjet kanë rënë me 12.9%. Kjo ulje lidhet kryesisht me emigracionin e vazhdueshëm të të rinjve dhe presionet ekonomike që shtyjnë çiftet të shtyjnë krijimin e familjes ose të kenë më pak fëmijë.

Ndërsa Tirana mbetet qendra kryesore ekonomike, kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e infrastrukturës mbështetëse për familjet e reja kanë ndikuar negativisht në këtë trend.

Durrësi, qark me ekonomi industriale dhe portuale, ka regjistruar një rënie të lindjeve prej 20.1%. Plakja e popullsisë dhe emigracioni i të rinjve po shkurtojnë bazën riprodhuese të popullsisë.

Në qarqet Fier, Gjirokastër dhe Berat, lindjet kanë rënë përkatësisht 30.1%, 30.2% dhe 31.6%, si rezultate i plakjes së popullsisë, emigracionit të vazhdueshëm.

Në Kukës dhe Elbasan, rëniet janë respektivisht 24.2% dhe 25.5%. Edhe këto qarqe përballen me emigracion të lartë dhe me nivel të ulët ekonomik në krcahsim me qarqet e tjera që i shtyjnë çiftet të kenë më pak fëmijë ose të largohen nga rajoni.

Qarku i Vlorës, një zonë turistike dhe me aktivitete të tjera sezonale, ka pësuar një rënie prej 26.3%, ndërsa Lezha regjistron një ulje të lindjeve me 29.8% ndërmjet 2021 dhe 2025.

Pas pandemisë rënia e lindjeve është përshpejtuar edhe më shumë pasi gjithnjë e më shumë po ngushtohet edhe baza e popullsisë në moshe riprodhuese.

Ekspertët e demografisë theksojnë se rënia e lindjeve është një kombinim i faktorëve si emigracioni masiv i të rinjve drejt vendeve të tjera, plakja e popullsisë, kostot e larta të jetesës, ndryshimet në sjelljet kulturore dhe mungesa e politikave efektive që mbështesin familjet.

Pa ndërhyrje urgjente në këto fusha, pritet që trendi negativ të thellohet, duke rrezikuar stabilitetin demografik dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit./ monitor

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha